Williams dhe Yamal, “yjet” e Spanjës/ Çipi: Mosha të reja, por kanë luajtur sikur të kishin eksperiencë të madhe

schedule20:36 - 12 Korrik, 2024

schedule 20:36 - 12 Korrik, 2024

Ish futbollisti, Kreshnik Çipi thotë se dy “yjet” e Spanjës, Nico Williams dhe Lamine Yamal, kanë shfaqur sukses me skuadrën spanjolle, pavarësisht moshës së tyre të re, pasi kanë luajtur në fushë sikur të kishin eksperiencë të madhe.

Në emisionin “Sport Center” në ABC News, Çipi u shpreh se Williams dhe Lamal, kanë qenë të çliruar nga ana psikologjike.

Në lidhje me këtë, sipas Çipit, ka ndikuar edhe trajneri i “Furive të kuqe”, Luis De la Fuente.

“Moshat e reja kanë këtë favor, veç talentit sportiv, ishin shumë të çliruar nga ana psikologjike. Ata kanë hyrë në fushë dhe kanë luajtur sikur të ishin eksperiencë të madhe. Ka të bëjë edhe mënyra e trajnerit, sesi i drejton. Ata e reflektuan këtë në mënyrë të mrekullueshme”, theksoi ai.

Spanja dhe Anglia do të përballën më 14 korrik, ora 21:00, në Berlin, për finalen e madhe të kampionatit evropian, EURO 2024./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!