Wikipedia sfidon ligjërisht rregullat e sigurisë online

schedule15:49 - 8 Maj, 2025

schedule 15:49 - 8 Maj, 2025

Wikipedia po ndërmerr veprime ligjore kundër rregulloreve të reja të Aktit të Sigurisë Online, të cilat sipas saj mund të kërcënojnë sigurinë e redaktorëve vullnetarë dhe aftësinë e tyre për të mbajtur larg përmbajtjen e dëmshme të faqes.

Fondacioni Wikimedia, e cilësuar si organizata jofitimprurëse që mbështet enciklopedinë online, po kërkon një shqyrtim gjyqësor të rregullave.

Kjo mund të nënkuptojë se Wikipedia duhet t’u nënshtrohet detyrave më të ashpra të kërkuara nga faqet e internetit sipas këtij ligji.

Qeveria i tha BBC-së se ishte e angazhuar për zbatimin e aktit, por nuk mund të komentonte mbi procedurat ligjore në vazhdim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!