Wijnaldum i sinqert: Nuk jam i lumtur tek PSG, por do luftoj

schedule17:04 - 11 Tetor, 2021

schedule 17:04 - 11 Tetor, 2021

Njëmbëdhjetë ndeshje dhe 502 minuta, asnjë gol dhe zero asistime. Një fillim i vështirë i sezonit në Paris Saint-Germain për Georginio Wijnaldum , i cili ka shprehur pakënaqësinë e tij për këtë mos aktivizim duke u shprehur:  “Isha vërtetë i lumtur që fillova këtë përvojë të re dhe më pas ndodhi që të mos aktivizohesha shumë. Një situatë e re për mua, është e vështirë,  nuk mund të them se jam plotësisht i lumtur sepse nuk është ajo që prisja “.

Holandezi 30-vjeçar  u transferua si lojtar i lirë nga Liverpool në Paris gjatë merkatës së verës. “Futbolli është ky dhe do të duhet të mësoj t’i përballoj këto momente duke punuar shumë për të zgjidhur situatën. Unë jam një luftëtar dhe duhet të qëndroj pozitiv . Vitet e fundit kisha luajtur shumë, duke arritur një formë të shkëlqyer”, theksoi mbrojtësi holandez.

Mbrojtësi holandez nuk nguroi të krahasonte situatën e tij me atë të Donnarummës për minutat e munguara te PSG.

“Është thuajse e njëjta situatë që përjetoi edhe Donnarumma, vetëm kohët e fundit gjeti hapësirë për të luajtur si titullar në dy ndeshjet e fundit kundër Manchester City dhe Rennes. Pochettino kishte preferuar Navasin para tij”,  përfundoi Wijnaldum. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!