WhatsApp merr vendimin e rëndësishëm! Kufizon opsionin bazë për shkak të koronavirusit

schedule02:16 - 28 Prill, 2020

schedule 02:16 - 28 Prill, 2020

Shpërndarja e informacioneve të rreme apo shabllon të cilat mund të jenë keqinformues  është një problem shumë I madh sidomos në këtë situatë padendime. Të tilla informacione janë shenjestra më e fundit e WhatsApp, një aplikacion i përdorur nga 2 bilion njerëz, efekti i të cilit është kolosal nëse përdoret keq.

Kompania në pronësi të Facebook ka vendosur që një mesazh i bërë “forward” nga njëri person tek tjetri 5 herë nuk do të kalojë në më shumë se një njeri tjetër më pas. Pra nëse ti je marrësi i 5-të i këtij mesazhi, nuk do të mundesh ta dërgosh në më shumë se një bisedë tjetër.

Tentativë kjo për të ndaluar lehtësinë me të cilën materiale të tilla mund të qarkullojnë. Kompania ka kontribuar kështu duke drejtuar vëmendjen drejt wHO apo enteve lokale të shëndetësisë si burimet e vetme të sigurta për informacion në lidhje me pandeminë.

Një lëvizje e cila mesa duket paska pasur rezultat pasi WhatsApp deklaron se ka rënë në 70% forward-imi i mesazheve shabllon.