Programi Botëror i Ushqimit thotë se 2.2 milionë palestinezë në Gaza janë ende në nevojë “urgjente” për ushqim dhe ndihmë për jetesë, ndërsa sulmet izraelite në enklavë hyjnë në muajin e tyre të 12-të.
WFP tha se pavarësisht angazhimit të saj për të ofruar ndihma, “urdhrat e evakuimit të ushtrisë izraelite po pengojnë përpjekjet tona dhe nevojat janë në rritje”.
?11 months of war in #Gaza
And 2.2 million people are still in urgent need of food & livelihood assistance.
Despite @WFP’s commitment to deliver aid, evacuation orders are hindering our efforts, and needs are on the rise.
A ceasefire is needed! pic.twitter.com/uHJAPFnchd
— WFP in the Middle East & North Africa (@WFP_MENA) September 9, 2024
Lufta në Gazë është nxitur prej sulmeve të militantëve të Hamasit në jug të Izraelit në tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng mbi 240 të tjerë.
Sulmet hakmarrëse të Izraelit në Gazë kanë lënë mbi 40.000 palestinezë të vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se shumica e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.