“West Side Family E+ DU”, një shfaqje artistiko kulturore nga grupi “West Side Family”, ku do të synohet të përcillet ndryshimi shoqëror nëpërmjet artit.
Këngëtari, Roland Hysi ka treguar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News rëndësinë e kësaj shfaqe.
“Kelin e kemi parë si një nga zërat e fortë kritik dhe këto zëra kritikë duhet të jenë me shumicë sepse janë ata që të mbajnë në fokus dhe të përqendruar. Një zë kritik është ai që të ndihmon që të mos shpërqendrohesh”, është shprehur, këngëtari Roland Hysi, duke thënë se arti ka një fuqi shumë të fortë.
“Kjo shfaqe do të sjellë arsyet e vërteta për se West Side Family se çfarë e ka bërë këtë grup të ende bashkë.
Ndërsa Armir Shahini rrëfeu se ky aktivitetet do të përcjellë edhe një mesazh për edukimin muzikor dhe letrar për të rinjtë dhe se fokusi kryesor mbetet promovimi i të rinjve.
/abcnews.al/