Pasi shiti te “topçinjtë” e Arsenal, talentin e mesfushës, Declan Rice, “çekiçët” e West Ham mblodhën plot 116 milionë euro dhe tashmë kampionët e Conference League po fillojnë të shpenzojnë për të forcuar skuadrën në kuadër të sezonit të ri.
Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano, “çekiçët” e West Ham kanë arritur të sigurojnë shërbimet e “shkatërruesit” të mesfushës së Ajax, Edson Alvarez, objektiv ky i hershëm i skuadrave angleze.
Për kartonin e 25-vjeçarit meksikan, “çekiçët” derdhën në arkat e Ajax plot 40 milionë euro, bashkë me bonuse, teksa ky i fundit do të firmosë në ditët në vijim dhe kontratën përfundimtare me anglezët, kontratë nga e cila deri më tani nuk është mësuar asnjë detaj. /i.m /abcnews.al