Ishte prej kohësh në fije të perit dhe tashmë gjithçka është shkëputur: Manuel Pellegrini është shkarkuar nga kreu i pankinës së West Ham. Strategu spanjoll prej kohësh nuk po merrte rezultate pozitive dhe po flitej për një shkarkim të tij.
Humbja e sotme 1-2 ndaj Leicester Cityt ka bërë që bordi drejtues i klubit londinez të humbë durimin dhe të shkarkojë Manuel Pellegrinin. Pak çaste më parë, klubi i West Ham, me anë të faqes zyrtare, konfirmoi shkarkimin e menjëhershëm të strategut spanjoll./abcnews.al
West Ham United can confirm that Manuel Pellegrini has left the Club with immediate effect.
— West Ham United (@WestHam) December 28, 2019