Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

West Ham pas Maguire, “djajtë” nuk pranojnë më pak se 40 milionë paund

schedule22:16 - 30 Korrik, 2023

schedule 22:16 - 30 Korrik, 2023

Shitja e “yllit” anglez, Declan Rice te “topçinjtë” e Arenal, për shumën e 120 milionë eurove mbushi jo pak arkat e “çekiçëve” të Ëest Ham, me këta të fundit që tanimë kanë filluar të bëjnë gati afrimet për merkaton e veres.

Ndër këta objektiva është dhe qendërmbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, i cili që prej heqjes së shiritit të kapitenit nga tekniku Erik ten Hag kërkon largimin nga “Old Trafford”, mirëpo klubi po kthehet në “pengesë”.

Bordi i “djajve” ka refuzuar ofertën e “çekiçëve” prej 20 milionë paundësh dhe sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, Manchester United nuk ka ndërmend ta lërë Maguire të shkojë për më pak se 40 milionë paund. /i.m /abcnews.al 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!