Werner ka vetëm një preferencë, Liverpool ndryshon planin për ta blerë

schedule21:37 - 23 Prill, 2020

schedule 21:37 - 23 Prill, 2020

Interesimi për Timo Werner është i madh. Liverpool, Chelsea dhe Bayern Munchen e pëlqejnë sulmuesin e Leipzig, i cili numëron 27 gola të shënuar këtë sezon. Sky Sports raporton se 24-vjeçari ka një dëshirë dhe ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në “Anfield”.

Sulmuesi i kombëtares gjermane e adhuron Jurgen Klopp, shpreson të punojë me të dhe i sheh “The Reds” si skuadrën perfekte për karakteristikat e tij. Werner ka një klauzolë largimi prej 60 milion eurosh, shumë që qëndron në fuqi deri në 15 korrik.

Gjithsesi, Liverpool ka vendosur të mos e paguajë këtë shumë. Kampionët e Evropës do të presin skadencën e saj dhe më pas do të nisin bisedimet me Leipzig. Koronavirusi ka shkaktuar një krizë të madhe, çmimet e lojtarëve janë ulur ndjeshëm dhe klubi anglez besoj se do sigurojë shërbimet e Werner për një shumë më të vogël se aq. /abcnews.al