Werner flet “pa dorashka”: Lukaku ishte problemi im më i madh te Chelsea, Tuchel më “harroi”

schedule11:54 - 21 Shkurt, 2023

schedule 11:54 - 21 Shkurt, 2023

Ish-sulmuesi i Chelsea, Timo Werner, ka pohuar se ai ishte harruar nga Thomas Tuchel ndërsa pranoi se nënshkrimi i Romelu Lukakut ishte problem i tij më i madh.

Werner iu bashkua Chelseat nga Leipzig me shumë bujë në verën e vitit 2020 dhe i ndihmoi anglezët të fitonin titullin e dytë Champions League në sezonin e tij debutues. Werner ishte një lojtar në formacionin fillestar të Tuchel derisa Lukaku u rikthye në Stamford Bridge në një marrëveshje rekord nga klubi, dhe më pas gjermani vendosi të ribashkohej me Leipzig verën e kaluar. 26-vjeçari nuk mendon se u trajtua drejt nga Tuchel, i cili u shkarkua nga Chelsea në shtator, dhe pranon se ai ndaloi së shijuari futbollin e tij në fund të periudhës në Premier League.

“Kam kaluar gjashtë muajt e parë shumë mirë te Chelsea, gjë që ishte ajo që tifozët dhe klubi prisnin nga unë. Unë shënova gola dhe lujta ndeshje të mirë. Erdha nga një sukses që pata në Gjermani, te Chelsea duke luajtur pothuajse çdo ndeshje në sezonin e parë, duke fituar Champions League, duke shënuar në gjysmëfinale kudnër Real Madrid. Pastaj e gjithë kjo harrohet pak nga trajneri, nuk ishte e drejtë. Kjo ishte gjithashtu një arsye që më duhej të kthehesha te Leipzig, për të marrë përsëri kënaqësinë.”

Werner vazhdoi t’i drejtohej konkurrencës së tij me Lukakun, i cili u kthye në formë huazimi te Interi pas një viti të dobët te Chelsea. Sulmuesi gjerman ishte i pakënaqur me mënyrën se si Tuchel e mënjanoi atë në çast për të akomoduar Lukakun.

“Problemi më i madh ishte se Tuchel vuri para meje një sulmues si Lukaku në sezonin e dytë pasi fitova Championsin. Ishte momenti më i vështirë për mua që klubi bleu një lojtar të madh si Lukaku për 120 milionë euro. Ai është një sulmues i madh dhe duhej të luante pasi kushoti kaq shumë para. Nuk u ndjeva i nderuar, ndoshta kjo ka qenë edhe një arsye pse kam pasur ulje-ngritje”, përfundoi ai për “The Sun”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!