Timo Werner do të luajë në Premier League sezonin e ardhshëm. Sulmuesi anglez është zyrtarizuar sot si lojtari më i ri i Chelsea, klub me të cilin do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, teksa 60 milion euro do të shkojnë në arkat e Leipzig.
Sulmuesin e pret një rrogë prej 10 milion eurosh në sezon dhe do të bashkohet me skuadrën londineze në muajin korrik, duke humbur kështu sfidat çerekfinale të Champions League me Leipzig (kompeticioni rinis në gusht).
LEXO EDHE: Zyrtare/ Timo Werner londinez: Krenari t’i bashkohem këtij klubi
Drejtori sportiv i klubit gjerman, Markus Krösche ka komentuar në sajtin zyrtar të klubit shitjen e goleadorit 24-vjeçar te Chelsea. “Natyrisht që do të na pëlqente ta mbanim Timon në skuadër. Ai është një sulmues i shkëlqyer, me një mesatare fantastike golash.
E meriton këtë mundësi falë paraqitjeve që ka bërë në vitet e fundit. Pasuesi e tij? Një lojtar si Werner nuk mund të zëvendësohet menjëherë, ai do të lërë një boshllëk njerëzor dhe teknik. Detyra jonë është mbushim gradualisht boshllëkun që ka lënë.
I urojmë Timos më të mirat në aventurën e re, mezi po presim të takohemi sërish me të në arenën ndërkombëtare“, deklaron drejtuesi i Leipzig. /abcnews.al