Vetëm tri legjenda të së kaluarës ia kishin dalë.
Viktor Uembaniama, një kampion në krijim e sipër I NBA-së, realizoi në sfidën e tretë të plej ofit diçka për të cilën mund të mburren jo më shumë sesa Karim Abdul Xhabar, Hakim Olaxhuon dhe Shakill O’Nill.
Vetëm ata kishin pasur paraqitje me të paktën 39 pikë të shënuara, 15 topa të kapur në tabela dhe 5 bllokime gjuajtjesh.
Po ashtu, ishte I pari në histori që këtë e realizoi me vetëm 20 gjuajtje nga loja, dhe me saktësi 80 për qind.
Uembi pati modestinë dhe sportivitetin që të deklaronte pas ndeshjes se një nga këto legjenda, Olaxhuon, I kishte dhënë disa leksione basketbolli që e ndihmuan në periodën e katërt të ndeshjes në fushën e Minesotës.
Suksesi I San Antonios ishte me shifrat 115-108, veçse ishte tepër I vështirë, dhe vendasit bënë gjithçka për të triumfuar.
Entoni Eduards, tashmë me dëmtimin të lënë prapa, shënoi 32 pikë, kapi 14 topa në tabela dhe shërbeu 6 asistë, Reid shtoi 18 pikë e Mekdeniels 17, por sërish nuk mjaftoi.
Minesota luajti shumë ashpër, për të ndaluar sa të mundte Uembaniamën, por shtatlartësia prej 2.24 metrash dhe talenti I madh ishin të pamundura për t’u bllokuar.
Jo më kot, Uembi shënoi 3 nga 5 gjuajtjet për tri pikë.
San Antonio kryeson 2-1 me fitore në serinë e raundit të dytë të plej ofit në Konferencën Perëndimore në NBA.
Ndeshja e katërt do të luhet sërish në Minesota, ndërsa më pas e pesta në Teksas.
Me një Uembaniama të tillë, Spërsat janë favoritë për finalen e Perëndimit, ku mund të kenë duelin e madh ndaj kampiones në fuqi, Oklahomës.


