Welbeck qëndron në Premier League, ja klubi i ri i anglezit

schedule13:56 - 18 Tetor, 2020

schedule 13:56 - 18 Tetor, 2020

Ish-sulmuesi i Arsenal, Danny Welbeck, tashmë ka një klub të ri. Anglezi ishte një lojtar i lirë, pasi ndërpreu në mënyrë konsensuale kontratën e  tij me Watfordin. Tashmë ai është rikthyer sërish në Premier League dhe këtë sezon do ta shikojmë me fanellën e Brighton Albion.

Ka qenë vetë klubi anglez, i cili ka konfirmuar afrimin e tij përmes një postimi në “Twitter” Brighton njofton se Welbek ka firmosur për një vit me ta dhe do të mbajë numrin 18.

Ky do të jetë klubi i gjashtë për 29-vjeçarin, ku më parë ka luajtur dhe për Manchester United dhe Arsenal. Danny është pjesë dhe e kombëtares angleze dhe shpreson tek një sezon i mirë për të fituar vendin e tij në skuadrën e Southgate për në Europianin e verës së ardhshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!