Weinstein gati për t’u dorëzuar tek autoritetet

schedule13:44 - 25 Maj, 2018

schedule 13:44 - 25 Maj, 2018

Hervei Ueinstein producenti i njohur amerikan i akuzuar për një rast përdhunimi dhe dhjetëra raste të tjera ngacmimesh seksuale, është gati për t’u vetëdorëzuar tek autoritetet për t’u përballur me këto akuza.

Producenti kinematografik amerikan Harvei Ueinstein është gati për t’u vetëdorëzuar tek autoritetet. Ai do të përballet me akuzën se ka përdhunuar një grua dhe ka ngacmuar seksualisht një tjetër. Lajmi është konfirmuar nga CNN. Prokurorët e Manhatanit kanë përgatitur për të akuzën për përdhunim dhe për ngacmime seksuale. Ueinstein akuzohet për krime të ngjashme dhe në Los Anxheles dhe Londër.

Avokati i tij në Nju Jork, Benxhamin Brafmen, nuk komentoi dhe as konfirmoi nëse klienti i tij ka vërtet ndërmend të vetëdorëzohet duke deklaruar vetëm se ueinstein në këto momente është shumë i vetmuar dhe i zemëruar.

Akuza kundër Ueinstein lidhet me denooncimin e bërë nga aktorja Luçia Evans, e cila tha për mediat se u përdhunua nga producenti amerikan në vitin 2004, si dhe me një rast tjetër për të cilin mediat nuk kanë detaje. Procesi gjyqësor do të ishte i pari për Ueinstein i cili akuzohet për ngacmime seksuale nga dhjetëra gra. Producenti i njohur ka mohua çdo akuzë duke këmbëngulur se nuk ka përdhunuar asnjë grua. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!