Pas ndeshjes së zjarrtë, Hollandë-Argjentinë, xhiron e botës e bëri një video në të cilën Lionel Messi, i drejtohet me fjalë të ashpra një lojtari hollandez, duke i thënë “Çfarë po shikon, budalla? Çfarë po shikon, budalla? Shko, shko…”.
Nga mediat është mësuar se lojtarit hollandez, të cilit i drejtohet “pleshti” është pikërisht autori i 2 golave të “tulipanëve”, Wout Weghrost
Për mediat pas incidentit, sulmuesi i Besiktas, e konsideroi sjelljen e Messit si jo respektuese.
“Thjesht prisja t’i shtrëngoja dorën, kjo ishte. Sjellja e tij nuk ishte respektuese. Jam shumë i zhgënjyer, nuk kuptoj shumë spanjisht, por jam i sigurt se ai tha diçka shumë të keqe për mua”,- është shprehu i zhgënjyer Weghrost. /i.m /abcnews.al