Watzke: Lojtarët kishin marrë fund, Terzic ia doli të ringjallte Dortmundin

schedule21:59 - 14 Maj, 2021

schedule 21:59 - 14 Maj, 2021

Borussia Dortmund zhvilloi një ndeshje të madhe, dominoi ndaj Leipzig, fitoi 4-1 finalen e Kupës së Gjermanisë dhe ia doli të sigurojë një trofe këtë sezon.

Jadon Sancho dhe Erling Haaland realizuan nga një dygolësh kundër skuadrës së Julian Nagelsmann. Kupa e parë edhe për Edin Terzic, trajnerin e verdhezinjve.

38-vjeçari mori drejtimin e ekipit gjerman dhjetorin e kaluar dhe ka bërë një punë shumë të mirë deri tani, duke merituar elozhet e Hans-Joachim Watzke.

CEO i Dortmundit, në prononcimin e dhënë për Sky Sport e vlerëson shumë Terzic. “Kur erdhi në krye të skuadrës, lojtarët ishin pothuajse të vdekur. Edin ia doli t’i ‘ringjallë’ ata.

Fitorja e Kupës së Gjermanisë është një rezultat i shkëlqyer për dikë që po zhvillon sezonin e parë si trajner i parë. Disa javë më parë i rinovuam kontratën.

E kishim të qartë se si do të shkonin gjërat, ai është një djalë i qytetit, i cili e ndjen klubin tonë si pak të tjerë“, përfundoi drejtuesi i fituesve të Kupës së Gjermanisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!