Watford e paditi në FIFA për Mbaye, i bllokohet merkato klubit spanjoll

schedule11:39 - 4 Mars, 2020

schedule 11:39 - 4 Mars, 2020

FIFA nuk ka falur, teksa ka dënuar së fundmi klubin spanjoll të Cadiz. Ekipi kryesues i Segunda Division nuk mund të regjistrojë lojtarë në dy dritaret e ardhshme të merkatos. Shkak është bërë një mbrojtës senegalez, për të cilin klubi spanjoll është paditur.

Mamadou Mbaye është shkaku i dënimit të Cadiz. Qendërmbrojtësi nga Cadiz B pat kaluar te Watford dhe më pas u rikthye sërish te spanjollët. Aktualisht ai luan me ekipin e dytë të Cadiz, që ngjitet në La Liga nuk do të ketë të drejtë të bëjë transferime.

Tashmë klubi spanjoll është shprehur se do ta çojë çështjen në CAS dhe thekson se transferimi ka qenë i rregullt, për sa kohë FIFA pat dhënë “OK” për regjistrimin e tij me Cadiz B. Mbaye ishte paditur për prishje të njëanshme të kontratës, ndërkohë që është pezulluar me 4 muaj si dhe duhet të paguajë te klubi anglez rreth 27 mijë sterlina. /abcnews.al

https://twitter.com/TDCdeportes/status/1235153148563599360?s=20

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!