Washington Times opinion për muxhahedinët në Shqipëri

schedule22:40 - 23 Shtator, 2018

schedule 22:40 - 23 Shtator, 2018

Uashington Times ka publikuar një artikull për muxhahedinët që jetojnë në Shqipëri. Sipas autorit të shkrimit, ata shpresojnë në rrëzimin e pushtetit në Iran dhe vendosjen e demokracisë.

Media e njohur amerikane Uashington Times i ka kushtuar një opinion muxhahedinëve që jetojnë në Shqipëri. Autori, Tod Wood ka vizituar kampin e tyre në vendin tonë. Ai thotë se nuk ia kishte idenë se çfarë e priste në ndërtesën ku strehohen 3200 pjetarë të lëvizjes së rezistencës iraniane, të cilët u detyruan të largoheshin me dhunë nga Iraku.

“Me administratën Trump që u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin, Muxhahedinëve u është dhënë një shpresë e re në shtytjen e tyre për ndryshimin e regjimit në Republikën Islamike të Iranit. Me sanksionet e reja, në kombinim me pasojat e menaxhimit jokompetent të regjimit të korruptuar, trazirat civile janë të shfrenuara në të gjithë vendin. Muxhahedinët shikojnë një shans të vërtetë për të detyruar ndryshimin e regjimit nga brenda Iranit, pa patur nevojë për përdorimin e forcës ushtarake amerikane të shtrenjtë dhe tashmë tepër të shtrirë”, shkruan Uashington Times. Ndërkohë, më tej nënvizon se me rënien e regjimit të vjetër, muxhahedinët dëshirojnë që të instalojnë demokracinë në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!