Washington Post: Gjendet substancë e dyshimtë në Shtëpinë e Bardhë, dyshohet për kokainë

schedule15:10 - 4 Korrik, 2023

schedule 15:10 - 4 Korrik, 2023

Sipas gazetës amerikane Washington Post, brenda Shtëpisë së Bardhë është gjetur kokainë. Droga dyshohet se u gjet në ambientet e Shtëpisë së Bardhë të dielën mbrëma dhe Shërbimi Sekret po heton incidentin.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret Amerikan Anthony Guglielmi tha se ata po kryejnë teste të mëtejshme për të konfirmuar se pluhuri i gjetur është me të vërtetë drogë ilegale.

Autoritetet po hetojnë se si kokaina hyri në Shtëpinë e Bardhë. Një anëtar me uniformë i Shërbimit Sekret gjeti substancën gjatë kryerjes së një kontrolli rutinë në Shtëpinë e Bardhë por është e paqartë se në cilin vend të ndërtesës u gjet.

Sepse testeve paraprake dyshohet se substance është kokainë.

/abcnews.al