Presidenti Donald Trump krijoi një agjenci në Shtëpinë e Bardhë që përdor teknologjinë për të përmirësuar qeverinë., por kryeministri shqiptar e ka tejkaluar këtë duke emëruar ministre virtuale në kabinetin e tij.
Kështu e nis artikullin prestigjozja “Ëashington Post” pak ditë pasi kryeministri shqiptar njoftoi Diellën si anëtarën më të re të qeverisë.
Diella shfaqet për të përshëndetur vizitorët në faqen e qeverisë e-Albania. Detyra e saj e re: të mbikëqyrë prokurimet publike.
Vitin e kaluar shkruan Ëashington Post, Shqipëria mori renditjen e 42-të nga 100 në indeksin e Transparencës për perceptimin e korrupsionit të Transparency International, që mat përhapjen e ryshfetit, nepotizmit dhe formave të tjera të korrupsionit. Rama thotë se inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në shpalljen e prokurimeve publike në mënyrë më të drejtë.
Rama, një populist me gjatësi 2 metra përafërsisht është në pushtet që nga viti 2013. Ai ka çuar vendin drejt rrugës për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.
Sigurisht, titulli “ministrja Diella” është një truk. Kushtetuta e Shqipërisë kërkon që anëtarët e kabinetit të jenë qenie njerëzore; çfarëdo roli që inteligjenca artificiale të luajë në shpërndarjen e burimeve qeveritare, njerëzit duhet të vendosin për buxhetin dhe prioritetet e qeverisë.
Qeveria shqiptare ka hasur vështirësi me teknologjinë më pare, ndërsa Ëashington Post risjell në vëmendje sulmin kibernetik Iranian në 2022 që Rama e krahasoi me një fushatë bombardimesh.
Por duke kaluar te teknologjia e re për të adresuar korrupsionin, madje edhe vetëm simbolikisht, është një shtysë e dobishme. Në vend që të presim ardhjen e AI “gjenerale” superinteligjente, qeveritë në mbarë botën mund të kërkojnë mënyra për të përmirësuar qeverisjen me AI-në që ekziston sot.
Në Shtetet e Bashkuara, qeveria ka mbetur prapa sektorit privat në adoptimin e Inteligjences Artificiale. Siç raportoi “The Post”, Kina po tejkalon çdo vend Perëndimor në shpërndarjen dhe përdorimin e teknologjise në spitale, fabrika dhe zyra qeveritare.
Janë ditë të hershme në epokën e inteligjences artificiale. Por në botën burokratike që shmang riskun, Shqipërisë i duhet dhënë merita që hodhi hapin drejt diçkaje të re./abcnews.al

