Warren: Presidenti Trump mund të shkarkohet me anë të amandamentit 25

schedule12:00 - 7 Shtator, 2018

schedule 12:00 - 7 Shtator, 2018

Senatorja demokrate kërkon shkarkimin e presidentit amerikan Donald Tramp, pas publikimit të letrës në Nju Jork Tajms nga një zyrtar i lartë anonim në Shtëpinë e Bardhë. Senatori republikan Rand Paul kërkon përdorimin e testit të së vërtetës për të gjetur autorin.

Pas artikullit të zyrtarit të lartë anonim të administratës Tramp, të pulikuar nga Nju Jork Tajms, senatorja e Masaçusets, e Partisë Demokratike, Elizabet Uoren u shpreh për CNN se nëse zyrtarë të lartë të administratës amerikane thonë se presidenti nuk është në gjendje të jetë i tillë, atëherë ata duhet të përdorin amendamentin e 25 të kushtetutës amerikane që lejon shkarkimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë në rast se ai nuk është në gjendje të qeverisë.

Deri tani Partia Demokratike nuk ishte shprehur publikisht për mundësinë e shkarkimit të presidenti Tramo. Por deklarata e senatores Uoren, e cila konsiderohet si një nga alternativat e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës, ka dhënë dritën jeshile për hapjen e debateve në frontin liberal sidomos në prag të zgjedhjeve të mes mandatit.

Ndërkohë bashkëpunëtorët kryesorë dhe ministrat e presidentit Trump kanë mohuar mundësinë e të qënit autorë të letrës anonime të publikuar nga Nju jork Tajms që fliste për një rezistencë të heshtur kundër Tramp në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Tramp e konsideroi letrën si tradhtitë lartë, ndërsa senatori republican Rand Paul propozoi që të përdoret testi i të së vërtetës për të zbukuar se cili nga ata që kanë akses në sekretet e shërbimit të inteligjencës në Shtëpinë e Bardhë, ka shkruar letrën anonime në Nju Jork Tajms./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!