Ushtria amerikane ka trajnuar në fshehtësi ushtrinë e Tajvanit për “të paktën një vit” për të forcuar mbrojtjen e ishullit kundër Kinës, shkruan Wall Street Journal.
Rreth 20 ushtarë të forcave speciale të SHBA-së dhe një grup marinsash kanë stërvitur ushtrinë dhe marinën e Tajvanit, sipas gazetës, e cila citoi burime zyrtare amerikane. Pentagoni nuk e mohoi raportin.
“Unë nuk kam asgjë për të thënë mbi zhvillimin ose trajnimin specifik, por do të doja të theksoja se mbështetja dhe mbrojta jonë për Tajvanin është në përpjesëtim me kërcënimin e hapur nga Kina ” , tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes John Sapl.
“Ne i bëjmë thirrje Pekinit të respektojë detyrimet e tij për një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve midis Kinës dhe Tajvanit,” shtoi ai./abcnews.al