Walker tregon “prapaskenat” e merkatos: Qëndrova te City për shkak të kontratës

schedule16:36 - 4 Shtator, 2023

schedule 16:36 - 4 Shtator, 2023

Me anësorin e mbrojtjes, Joao Cancelo, i cili nuk bindi dot drejtuesit e Bayern Munich, për të qëndruar dhe me largimin e Benjamin Pavard, i cili pritej që prej fillimit të merkatos, “bavarezët” u hodhën në sulm për sigurimin e shërbimeve të anësorit anglez, Kyle Walker, mirëpo ky i fundit në përfundim refuzoi kalimin te kampionët e Bundesliga.

Për këtë të fundit ka folur vetë anësori anglez, i cili këtë të hënë tregoi për mediat se e vetmja gjë që e shtyu të vazhdonte karrierën e tij te “qytetarët” e Manchester City ishte kohëzgjatja e kontratës që kampionët e Premier League ofronin.

“Kam qenë afër, por në futboll, gjërat mund të ndodhin. Vendimet mund të merren dhe gjërat mund të ndryshojnë nga momenti në moment. City është një klub i madh me të cilin kam dashur gjithmonë të luaj.

Harry Kane po bën shumë mirë te “bavarezët” dhe jam i lumtur që mora vendimin e duhur për mua dhe të ardhmen time. Arsyeja pse nuk u arrit marrëveshja, ishte për shkak se Bayern më dha pak vite kontratë ndërsa City bëri të kundërtën”,- tha anësori anglez. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!