Walker  “besnik” ndaj Manchester City, anglezi “harron” marrëveshjen me Bayern

schedule15:56 - 8 Gusht, 2023

schedule 15:56 - 8 Gusht, 2023

Prej disa javësh tashmë në mediat e huaja raportohej se anësori anglez i krahut të djathtë të mbrojtjes, Kyle Walker është shumë pranë kalimit te “bavarezët” e Bayern Munich, mirëpo gjërat duket se kanë ndryshuar.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, 33-vjeçari i mbrojtjes së “qytetarëve” të Manchester City ka vendosur të qëndrojë të këta të fundit, pavarësisht se kishte arritur një marrëveshje verbale me “bavarezët”.

Arsyeja e qëndrimit ishte një kontratë e re, e cila i është ofruar anglezit, kontratë kjo detajet e së cilës nuk janë bërë ende publike dhe pritet të bëhen në ditët në vijim, kur të bëhet dhe nënshkrimi i saj. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!