Wagner i stërvit forcat e mekanizuara bjelloruse

schedule09:06 - 31 Korrik, 2023

schedule 09:06 - 31 Korrik, 2023

Grupi mercenar rus, Wagner, ka filluar t’i stërvitë njësitë e mekanizuara të ushtrisë bjelloruse, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë më 30 korrik.

“Po mbahen stërvitje për organizimin e departamenteve, togave, dhe kompanisë, duke e marrë parasysh përvojën e specialistëve (të Wagner-it)”, tha të dielën Ministria ruse.

Më herët, Wagner-i i kishte stërvitur këmbësorët, forcat për operacione speciale, Forcat e Armatosura, dhe forcat e brendshme të Bjellorusis.

Mijëra mercenarë të Wagner-it kanë mbërritur në Bjellorusi që nga rebelimi jetëshkurtër i këtij grupi në qershor.

Trupat e Wagner-it luajtën rol të rëndësishëm në pushtimin e Ukrainës nga Rusia, duke i ndihmuar ushtrisë ruse t’i zaptojë pjesët kryesore të qytetit Bahmut, pas gati 10 muajve luftimesh intensive.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i mirëpriti forcat e Wagner-it në vendin e tij, pasi e kishte ndërmjetësuar një marrëveshje mes Kremlinit dhe shefit mercenar Yevgeny Prigozhin muajin e kaluar, duke i dhënë fund rebelimit të dështuar të grupit kundër liderëve të ushtrisë ruse.

Prigozhini e ka regjistruar një “kompani për menaxhimin e patundshmërisë” në Bjellorusi javën e kaluar me emër Concord Management and Consulting in Belarus. Dokumentet e analizuara nga mediumi i pavarur bjellorus reform.by, tregojnë se kompania është regjistruar në adresën e njëjtë të fshatit ku është i vendosur kampi mercenar Wagner./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!