Sekretari i PDK, Betim Gjoshi thotë se prej kohësh kanë denoncuar aferat korruptive të qeverisë Kurti, kur rasti më i fundit është i ministrit të Bujqësisë, Faton pevi.
Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Gjoshi u shpreh se qeveria Kurti i mbron ata të cilët kanë kryer krime.
“Ka kohë që jemi duke denoncuar aferat korruptive të kësaj qeverie në detyrë. Kjo qeveri i mbron ata që kryen krim, nuk ka distancim nga to. Kërcënon prokurorinë dhe drejtësinë. Kjo është një nga aferat e këtij ministri. Organet e drejtësisë, policia, kanë kredibilitet dhe i inkurajojmë të vazhdojnë në mbrojtje të parasë publike dhe të qytetarëve. Është e pashembull mënyra e reagimit të qeverisë. Ky koalicion qeverisës, që nuk arriti të marrë shumicën, ka humbur kushtetuta, është bllokuar një situatë. Nuk votojmë persona si kandidatja, është përçarëse, është e papranueshme për postin e kryetares së Kuvendit. Kjo është e paprecedentë”, theksoi ai./abcnews.al