VV-ja i përgjigjet Isa Mustafës: Albin Kurti nuk kërkon falje!

schedule13:00 - 20 Mars, 2020

schedule 13:00 - 20 Mars, 2020

Zëvendëskryeministri Haki Abazi  ka 4reaguar pas deklaratës së liderit të LDK-së, Isa Mustafa i cili i kërkoi kryeministrit Albin Kurti që ta tërheq vendimin për Agim Veliun dhe ta heq taksën 100%, në mënyrë që mos të prishet koalicioni.

Abazi në reagimin e tij është shprehur se Albin Kurti nuk kërkon falje për shkarkimin e Veliut, por ai që duhet të kërkojë falje për atë çfarë ka bërë është Veliu.

“Në fakt Agim Veliu duhet të kërkoj falje si ministër që ka thënë se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme kundrejt qëndrimit të qeverisë dhe kryeminsitrit Albin Kurti. Nëse burimi i problemit është te ndryshimi i gjendjes së menaxhimit të situatës në Kosovë, atëherë është devijim i qëndrimit zyrtar i Agim Veliut ndaj shtetit, nuk është kryeminsitri që këkron falje për këtë punë. E ka në dorë kryeministri këtë çështje (kthimin e vendimit) por në kushtetutë është e qartë e sheh te komptencat e kryemisnitrit ku thuhet kryeministri duhet të siguroj zbatim dhe koherencën e plotë në zbatimin e vendimeve të qeverisë”, tha ai.

Sipas Abazit duhet të shihet fillimisht interesi kombëtar.

“Nëse po flasim për nivelin e kërkim faljes dhe për kthimin e situatës se ai është vendim tjetër, atëherë kërkim falje duhet të bëjë Agim Veliu që ka thyer qëndrimin e qeverisë, por nuk duhet ta shohim situatën në nivelin e kthimit të vendimeve të kryeministrit, por duhet të shohim interesin kombëtar të qytetarëvë dhe të ecim si qeveri përpara, mos të shantazhohemi me një përkufizim të kërkesës së presidentit për shpallje të jashtëzakonshme”, është shprehur ndër të tjera zëvendës kryeministri për mediat në Kosovë.

Ndërsa në lidhje me vendimin për heqjen e taksës, Abazi ka thëksuar se kjo nuk është një çështje që zgjidhet në nivel partiak pasi është çështje qeveritare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!