“ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi këtë mërkurë trajtoi temën e vullnetarizmit, sa të rinjtë janë të përfshirë dhe si shihet nga shqiptarët kjo gjë. Xhesika Maçi, Mirgit Vataj dhe Megi Ruka treguan duke iu referuar përvojës së tyre disa vjeçare me të rinjtë se këta të fundit merren shumë pak me punë vullnetare.
Sipas tyre, puna vullnetare shihet si diçka shumë e çudithme pasi eshte një punë e papaguar.
“Gjithçka që është e papaguar në shoqërinë shqiptare shikohet pak me pikpyetje shumë të mëdhaja dhe është … asgjë”, tha Mirgit Vataj.

Gazetarja Xhesika ndau një detaj shumë interesant që kishte konstatuar nga takimi me familjet që u prekën nga tërmeti, se shqiptarët ishin sensibilizuar për të dhënë ndihmë materiale, por mungonte ndihma psikologjike.
“Në këtë periudhë pandemie, por edhe past tërmetit pati një sensibilizim për ndihmë materiale. Ama ka munguar ndihma e vërtetë, që për mua është thelbsore dhe që lidhet me qetësinë mendore, që është ajo e psikologëve”.

