Vullnetarët në Mianmar në ndihmë të jetimëve, ndërtojnë bibliotekë me materiale plastike të ricikluara

schedule14:49 - 29 Maj, 2021

schedule 14:49 - 29 Maj, 2021

Disa vullnetarë  kanë ndërtuar një bibliotekë për jetimët në Yangon, Mianmar, duke përdorur materiale plastike të ricikluara. Projekti në Taikkyi, një lagje në veri të qytetit më të madh të Mianmarit, filloi në dhjetor 2020, iniciativë e OJQ-së Clean Yangon.

Duke përdorur materiale të ricikluara, ekipi i vullnetarëve ndërtoi një bibliotekë por hapja është shtyrë për një afat të pacaktuar për shkak të grushtit të shtetit në Mianmar. Rreth 119 ton materiale plastike derdhen në lumin Ayeyarwady  çdo ditë, duke e bërë atë një nga rrugët ujore më të ndotura në botë.

Biblioteka nuk është iniciativa e vetme në vend që synon riciklimin e materialeve plastike. Fondacioni i Ndihmës Badana  po ndërton një shkollë në Hlaingthaya Township në Yangon. Projekti pritet të përfundojë në korrik dhe do të ketë tre klasa duke i mundësuar mësimin të paktën 90 nxënësve./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!