Shkollat dhe bizneset u mbyllën të hënën në kryeqytetin e Filipineve ndërsa sizmologët paralajmëruan se një shpërthim vullkani mund të ndodhte në çdo kohë, pasi hiri ka mbuluar qytetin.
Mijëra njerëz u detyruan të evakuojnë shtëpitë e tyre rreth Taalit, një nga vullkanet më të vegjël aktivë në botë, i cili rrezikon të shpërthejë.
“Shpejtësia e përshkallëzimit të veprimtarisë vullkanike të Taalit na pushtoi në befasi”, u tha gazetarëve Maria Antonia Bornas, specialiste kryesore e kërkimit shkencor në Institutin Filipine të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë.
“Ne kemi zbuluar magmë. Është akoma thellë, nuk ka arritur në sipërfaqe. Ne ende mund të presim një shpërthim të rrezikshëm çdo kohë. ”
Autoritetet paralajmëruan se një shpërthim mund të shkaktojë një cunami.
Më shumë se 16,000 njerëz u evakuuan nga ishulli vullkanik dhe zona menjëherë rreth tij . Disa turistë injoruan rreziqet dhe udhëtuan në qytete më të afërta me vullkanin për të marrë një pamje më të mirë./abcnews.al