Rreth 13,000 njerëz janë evakuuar në veri-lindje të Filipineve pasi vullkani më i famshëm i vendit, Mayon, vazhdoi të lëshonte llavë.
Mediat e huaja shkruajnë se duke hipur në kamionë dhe karroca të tërhequra nga kafshët, njerëzit që jetonin brenda “zonës së përhershme të rrezikut” ose në rreze prej gjashtë kilometrash u larguan drejt strehimoreve.
Sipas informacioneve në media, vullkani filloi të nxirrte llavën javën e kaluar, por evakuimet filluan vetëm gjatë fundjavës pasi aktiviteti vullkanik u intensifikua.
WATCH: Mayon Volcano glows in the night sky as lava and bright orange rocks fall down its slopes this evening.
State volcanologists earlier placed Mayon under Alert Level 3, warning nearby residents of possible explosive activity.
? Jolly Gozon, Lowie Quijada/CNN Philippines pic.twitter.com/GUsKLh3xuC
— CNN Philippines (@cnnphilippines) June 11, 2023
Aktualisht është nën paralajmërimin e tretë më të lartë në një sistem me pesë nivele që parashikon kërcënimin e një shpërthimi të rrezikshëm.
I vendosur në një gadishull bujqësor të quajtur Bicol, Mayon është ndër vullkanet më aktivë të vendit./abcnews.al