Vullkani La Palma bëhet atraksion turistik për mijëra të huaj

schedule15:40 - 2 Nëntor, 2021

schedule 15:40 - 2 Nëntor, 2021

Situata në Spanjë për shkak të shpërthimit të vullkanit La Palma nuk i ka shqetësuar aspak turistët të cilët kanë shkuar për të parë nga afër vullkanin. Madje këshilli Bashkiak ka shtuar numrin e autobusëve duke filluar nga kryeqyteti Santa Cruz në El Paso.

Autoritetet lokale dhe banorët kanë ftuar turistët në La Palma për të parë fenomenin live. Miguel Angel Morkouente,  drejtori teknik Pevolca, organi që harton planin për sigurinë në rajon për shkak të vullkanit, tha: “Është diçka e bukur të shohësh turistët që vijnë për La Palma. Kemi kërkuar mbështetjen e popullit dhe kjo e ka dëshmuar më së miri. Ishulli është i sigurt.”

Është bërë e ditur se gjatë gjithë periudhës së aktivitetit vullkanik, mbi 10,000 persona kanë vizituar Ishujt Kanarie, sipas gazetës spanjolle “El País” . Megjithatë, jo të gjithë banorët janë dakord pasi paratë që kanë lënë turistët nuk shkojnë direkt për zonat dhe njerëzit që janë prekur. Në të njëjtën kohë ata pohojnë se për shkak të turizmit janë rritur çmimet e qirave, si pasojë personat që kanë humbur shtëpitë  e kanë të vështirë të gjejnë shtëpi të reja.

Hotelet raportojnë se dhomat janë të pakta pasi 85% e dhomave të tyre janë në shërbim te personave që kanë mbetur pa shtëpi për shkak të vullkanit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!