Vullkani i Islandës shpërthen për të gjashtën herë që nga dhjetori

schedule09:15 - 23 Gusht, 2024

schedule 09:15 - 23 Gusht, 2024

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se gadishulli Reykjanes mund ketë shpërthime të përsëritura për dekada apo edhe shekuj. Një vullkan në Islandën jugperëndimore ka shpërthyer për herë të gjashtë që nga dhjetori, duke nxjerrë lavë përmes një çarjeje të re në gadishullin Reykjanes.

“Një shpërthim vullkanik ka filluar. Një çarje është hapur në lindje të Sylingarfell, “tha zyra meteorologjike islandeze (IMO) në një deklaratë, duke shtuar se shpërthimi kishte filluar në orën 21:26 me orën lokale pas një serie tërmetesh.

IMO fillimisht vlerësoi gjatësinë e çarjes në 1.4 km (0.86 milje), duke shtuar në një deklaratë të mëvonshme se ajo ishte shtrirë në 3.9 km në 40 minuta. Një tërmet me magnitudë 4.0 u regjistrua në orën 22:37, sipas IMO.

Aeroporti kombëtar i Islandës tha se fluturimet për dhe nga Islanda po funksiononin normalisht pavarësisht shpërthimit të vazhdueshëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!