Vulin: Kundër Serbisë po bëhet luftë hibride

schedule11:41 - 19 Prill, 2022

schedule 11:41 - 19 Prill, 2022

Ministri i Brendshëm Aleksandër Vulin këtë të martë ka theksuar se ndaj Rusisë po Serbisë po zhvillohet një luftë hibride sepse Serbia ka një politikë të pavarur.

Vulin është shprehur se Serbia ka një politikë të pavarur dhe ne nuk kemi vendosur sanksione dhe nuk do të vendosim sanksione ndaj Federatës Ruse.

Ndër të tjera në një intervistë për mediat vendase Vulin ka thënë se ka dhe informacione se kush qëndron pas këtyre sulmeve.

Ndërkohë në lidhje me zgjedhjet ai është shprehur se nëse ato do të përsëriten, përsëriten ato republikane.

Vulin, ka thënë se qëndrimi i tij është që nëse përsëriten zgjedhjet në Beograd, të përsëriten zgjedhjet për Parlamentin e Republikës.

“Aleksandër Vuçiç është president i Serbisë për pesë vitet e ardhshme, ne nuk po diskutojmë për këtë, është e padiskutueshme. Zdravko Ponoš nuk do të kërkojë rinumërim. Të them të drejtën, është e qartë. A është e diskutueshme në Beograd? Nëse është e diskutueshme në Beograd, duhet të jetë e diskutueshme në Republikë, le të fillojmë nga fillimi dhe duhet të mendoni mirë nëse ju shpërblehet”, tha Vulin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!