Vulin: Kosova dëshiron të marrë gjithçka dhe të mos japë asgjë

schedule14:46 - 1 Korrik, 2018

schedule 14:46 - 1 Korrik, 2018

Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin deklaratat e Haradinajt për përfshirjen e Amerikës në dialog, po i cilëson si fakte të mjaftueshme për bllokimin e dialogut. Sipas tij, Kosova dëshiron të fitojë gjithçka në negociata dhe të mos bëjë lëshime. “Politika e Serbisë nuk është e humbur. Negociatorët e BE-së jo rrallë dështojnë ta përmbushin rolin e tyre të vëzhguesit neutral”, nënvizon Vulin duke shtuar se Vuçiç do të gjejë zgjidhje për këto situate. Ministri serb vazhdon të theksojë se Serbia do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në çdo lloj organizate ndërkombëtare. Vulin kritikoi autoritetet e Kosovës që nuk i lejuan vizitën në Mitrovicë. “Asnjëherë nuk më kanë dhënë arsye. Ata janë të frikësuar”, shprehet ministri i Brendshëm i Serbisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!