“Vula” në gjykatë, Alibali debat me Kason: Të lihen vendimet, çështja është politike

schedule21:49 - 28 Mars, 2022

schedule 21:49 - 28 Mars, 2022

Prej ditës së premte zhvillimet në selinë blu kanë marrë një tjetër rrjedhë. Gjykata e Tiranës regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit, duke i dhënë në këtë mënyrë legjitimit Komisionit të Rithemelimit për të drejtuar partinë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Nga ana tjetër PD, e njohur si zyrtare nuk e njeh këtë vendim dhe se ka bërë apelim. Lidhur me këtë, në studion e “Log.” me Endri Xhafon, analisti Neritan Alibali duke debatuar me Ivi Kason theksoi se çështja është politike dhe se nuk duhet të merren me vendimet e gjykatave.

Lexo edhe: Përse i doli kundër Sali Berishës? Përgjigjet Mziu në “Log.”

Pjesë nga diskutimi:

Neritan Alibali: Mendoj se çdo vendim gjykate është i apelueshëm. Është e vërtetë që duhet të jesh palë. Por sipas asaj që ka deklaruar PD, ata kana dërguar letra dhe u kanë kërkuar të jenë palë e tretë. Kodi i procedurës civile përcakaton që gjykatësi nëse konstaton se ka palë të tjera i fton ata në proces për ti dëgjuar. Që PD ka të drejtën e apelimit, dhe pastaj është e drejta e gjykatës së apelit për ta hedhur poshtë dhe tu thotë nuk jeni palë.

Ivi Kaso: PD ka qenë në proces, ka qenë palë kërkuese. Kërkues nuk ka qenë Rithemelimi si fraksion, ka qenë PD e përfaqësuar nga organi i saj më i lartë.

Neritan Alibali: Kjo nuk do të thotë që i hiqet e drejta për të apeluar. Nëse ata i qëndrojnë logjikës për një proces jo të rregullt, çështja mund të përfundojë në kushtetuese. Kjo vetëm do zgjaste kaluarin e PD. është një parti me dry fraksione. Të dy kanë dëshirën për tu bashkuar atëherë le ti lënë fare vendimet e gjykatës. Çështja në këtë moment është politike. Të dy palët mua më duken sikur keni më shumë slogane. Këtu ka vetëm një çështje.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!