Berisha me vulë, por “non grata”/ SHBA: Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar, nuk bashkëpunojmë

schedule12:45 - 14 Qershor, 2024

schedule 12:45 - 14 Qershor, 2024

Fakti që Sali Berisha rifitoi vulën e PD-së nuk ka ndryshuar asgjë në raportet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Selia diplomatike e SHBA në Tiranë thotë tre ditë pas vendimit për vulën, se nuk angazhohet me persona të shpallur non grata, pavarësisht se ai është kryetar i PD-së. Madje,  në reagim ambasada i tërheq vëmendje për të pasur kujdes për bashkëpunimin me individë non grata.

 “Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA”

Në vijim, selia diplomatike thekson se bashkëpunimi i saj me aktorë politikë do të jetë me ata që luftojnë korrupsionin.

 “Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”

Mesazhi për Berishën, mbyllet duke sjell qëndirmin e Presidenti të shba-ve, Joe Biden, që lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!