“Vula e PD-së” shkon në Apel, Gjykata pranon ankimin e Alibeajt, merr në shqyrtim vendimin për statutin e Berishës

schedule13:37 - 22 Prill, 2022

schedule 13:37 - 22 Prill, 2022

Vendimi i Gjykatës së Tiranës që i dha “vulën” e PD-së Rithemelimit, ka përfunduar në Apel. Sot gjykata e Apelit ka njoftuar se është marrë në shqyrtim statutin e miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

“Apeli” ka pranuar ankimin e Enkelejd Alibeajt ndaj vendimit për njohjen e statutit të 11 Dhjetorit nga gjyqtari Agron Zhukri. Alibeaj kërkon prishjen e vendimit të marrë nga gjyqtari ose shqyrtimin me një tjetër trupë gjykuese.

Tashmë beteja do zhvillohet në gjykatën e Apelit, pas vendimit të gjyqtares Blerina Muça për të pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeajt. Në këtë mënyrë, Gjykata pranon si palë në proces, nënkryetarin e PD Enkelejd Alibeaj.

“Sot me date 22.04.2022, gjyqtare znj. Blerina Muça, në lidhje me kerkesen e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqiperise perfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me objekt: Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti, Nr. 3 Vendimi, dates 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqësor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj per shqyrtim ne te njejten gjykate por me tjeter trup gjykues, vendosi ne dhome keshillimi: – Pranimin e ankimit te pales ankuese, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Nënkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit Nr. 3, date 25.03.2022 te Gjykatës se Rrethit Gjyqesor Tirane. – Kunder vendimit nuk lejohet ankim”, thuhet në vendimin e gjyqtares.

Çfarë ndodh nëse gjykata e regjistron statutin e ri të PD-së?

Në PD ka një përplasje statutesh pasi më herët gjykata ka regjistruar vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të organizuar nga mbështetësit e Berishës duke njohur kështu Komisionin e Rithemelimit si drejtues të partisë dhe jo nënkryetarët dhe drejtuesit e tjerë.

Ndërkohë, nëse gjykata miraton ndryshimet e vendosura nga Kuvendi i 18 dhjetorit atëherë Sali Berisha është përfundimisht i përjashtuar nga Partia Demokratike, ndërkohë që mbetet në fuqi deri në një vendim të dytë vendimi për njohjen e Komisionit të Rithemelimit si drejtues të partisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!