Vula e Mbretërve Ilirë/ Vula postare i përket shekullit të tretë, e zbuluar në Durrës

schedule15:54 - 3 Korrik, 2025

schedule 15:54 - 3 Korrik, 2025

Gërmimet në murin Durrësit nxjerrin për herë të parë në dritë një vulë postare të periudhës ilir nën sundimin e mbretit Monun. Arkeologia Brikena Shkodrani e cilëson si objektin më të veçantë zbuluar në varrezën ilire mes shumë artefakteve të tjera.

Vula prej plumbi, fibula dhe disa artefakte të tjera janë restauruar nga mjeshtri Ferderik Stamati, i cili tregon vështirësinë e punës

Edhe Stamati ndalet te vula me simbolin e viçit dhe lopës, ku përkon me të njëjtën simbolikë të monedhave në Dyrrah që datojnë si prerje monetare në shekullin e III  para erës sonë.

Objektet e zbuluara në Durrës, thellojnë tezen e shtresëzimit të periudhës ilir dhe flasin për një kulturë të veçantë të këtij qyteti ndër shekuj. Artefaktet do të jenë pjesë e muzeut arkeologjik të Durrësit dhe do të ekspozohen në stendat e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!