Vula dhe logoja e partisë në duart e Berishës/ Alibeaj: PD u rikthye pronë private, pa asnjë shpresë për shqiptarët

schedule20:11 - 2 Korrik, 2024

schedule 20:11 - 2 Korrik, 2024

Enkelejd Alibeaj në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, foli për divorcin e tij politik me Sali Berishën, pasi ky i fundit mori logon dhe vulën e PD-së me vendim gjykate.

Ai u shpreh se bëri përpjekje deri në momentin e fundit për ta rinovuar PD që të mos rikthehej edhe një herë 30 vite më parë, një parti e njëshit, pronë private pa asnjë lloj shprese tashmë për të qenë shpresë për shqiptarët.

Më tej Alibeaj tha se PD u rikthye pronë private pa asnjë lloj shprese tashmë për të qenë shpresë për shqiptarët.

Pjesë nga intervista:

Njëkohësisht, si e lexoj unë, duket si një mesazh për ti thënë pjesës tjetër të PD, që nuk e ndjejnë se përfaqësohen nga Sali Berisha të thonë, ok lëvizim. Akti i z.Basha që thotë do bëjmë rekurs, mund të ketë sens juridik por nuk ka sens politik, kur ju jeni më pak se një vit nga zgjedhjet. Keni deklaruar se do merrni pjesë në zgjedhje…

Alibeaj: Besoj ky është një konsensus i thënë nga të gjithë, jo vetëm nga unë dhe Basha, por edhe shumë të tjerë.

Tani çfarë do bësh, do presësh rekursin apo do fillosh ringritjen e strukturave të Partisë që nuk do i bashkohen ballkonit?

Alibeaj: Po them gjënë tjetër e shpjegova edhe pak më parë, nuk ishte thjesht dhe vetëm një ankim juridik e bërë nga juristi Enkelejd Alibeaj. Nuk lexohet një parti si një studio legale, çdo akt juridik, ankimi ishte një i tillë, kishte një synim politik. Përpjekje të bëra deri në momentin e fundit për ta rinovuar PD që të mos rikthehej edhe një herë 30 vite më parë, një parti e njëshit, pronë private pa asnjë lloj shprese tashmë për të qenë shpresë për shqiptarët. Me rrezikun e madh që mesa duket nuk përbën një ofertë të re sot për publikun shqiptar ndaj ishte një detyrim i natyrës politike për t’u lexuar kështu. Koha politike ecën shumë më shpejt se sa rregullat proceduriale. Lidhur me rekursin, unë do të isha dakord për ta bërë rekursin vetëm për një arsye, thjesht për të testuar sistemin, nuk do shpresoja asgjë më shumë se sa kaq.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!