Zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm është përgjegjësi e Kuvendit. Ndërsa aktorët politikë duhet të bashkëpunojnë pasi çdo vendim i njëanshëm do të cënojnë besimin në intstitucionet e drejtësisë.Kështu deklaroi presidenti i Republikës Ilir Meta, i pyetur nga gazetarët në konferëncën e përbashkët për shtyp me presidentin e Malit të Zi Filip Vujanoviç.
“Kjo është përgjegjësi e Kuvendit. Si president dua të nënvizoj që duhet të respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj dhe është e rëndësishme që të ketë midis aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë, të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarte transparente, pasi çdo hap i njënashëm nuk do të ndihmonte në konsolidimin e pavarësisë së institucioneve”, tha Presidenti Meta.
Vujanoviç në Tiranë, konferencë e përbashkët me Metën
Presidenti i Malit të Zi ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë. Vizita e parë e një presidenti të Malit të zi si vend anëtari NATO-s. Ai u pret nga homologu shqiptar, presidenti Ilir Meta.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, presidenti i Malit të Zi vlerësoi miqësinë mes dy vendeve, ndërsa falenderoi Shqipërinë për ligjin e mbrojtjes së pakicave.
“Jemi mirënjohës për ligjin e mbrojtjes së pakicave. Falenderojmë Shqipërinë” – u shpreh Vujanoviç.
Nga na e tij Presidenti Meta ndërsa vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi se ka ende vend për përmirësim në infrastrukturë dhe turizëm. Ai tha se pakicat kombëtare janë një pasuri.
“Pakicat kombëtare jane pasuri, janë ura bashkëpunimi”- tha Presidenti shqiptar./abcnews.al