Vuçiç: Vrasja e Ivanoviç do trajtohet si akt terrorist

schedule19:22 - 16 Janar, 2018

schedule 19:22 - 16 Janar, 2018

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, u shpreh se vrasja e Ivanoviç do të shihet si një akt terrorist dhe se autoritetet serbe do kryejnë hetimet e tyre për të zbardhur ngjarjen.

Serbia e konsideron vrasjen e Oliver Ivanovic si akt terrorist. Pas mbledhjes se Këshillit të Sigurisë së Serbisë, presidenti Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Beogradi ka pista dyshimesh për atentatin dhe kërkon përfshirjen në hetime në Kosovë.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë:Ne i kemi shkruar edhe EULEX-it dhe BE-së duke kërkuar që organet tona të përfshihen në hetime pasi kemi prova. Ne një hetim do ta bëjmë edhe në Serbi dhe kërkojmë të gjenden vrasësit e Ivanoviç. Kërkojmë që autoritetet në Prishtinë të na thonë kush e ka vrarë dhe nëse ata nuk e bëjnë, ne do ta gjejmë”.

Vuçiç është paraqitur me ton të ashpër duke akuzuar Prishtinën për kërcënime me luftë dhe duke thënë se dëshiron ta shfrytëzojë rastin për futjen e ushtrisë së Kosovës në veri. Vrasjen e Ivanoviç e ka kryer dikush që dëshiron destabilitetin e Serbisë, por presidenti serb megjithatë ka evituar të përgjigjet nëse vrasja ka motive etnike. Ivanoviç ishte sulmuar disa herë dhe kishte deklaruar se vazhdimisht duan ta frikësojnë.

Idro Seferi, gazetar i ABC News: “Gazetarët serbë janë interesuar nëse vrasja e Oliver Ivanoviç kishte lidhje me sulmin ndaj tij që ka ndodhur një vit më parë, kur u dogj dhe makina e tij. Edhe opozita serbe është shprehur e pakënaqur me reagimin e shtetit serb lidhur me sigurinë e Oliver Ivanoviç”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!