Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë ka uruar kreun e Shtëpisë së Bardhë Donald Trump për ditëlindje si dhe e ka ftuar atë të vizitojë vendin. Sipas Vuçiç asnjë president amerikan nuk e ka vizituar Serbinë prej dekadash.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i ka uruar ditëlindjen presidentit amerikan Donald Trump dhe e ka ftuar ta vizitojë Serbinë. Në këtë letër presidenti serb shprehu gatishmërinë për ta pritur pasi siç tha asnjë president i SHBA nuk e ka vizituar Serbinë prej katër dekadash. Fillimisht Vuçiç ka përmendur aleancën në luftërat botërore.
“Kjo është arsyeja që dua të konfirmoj dëshirën time të fuqishme për të zhvilluar një dialog politik dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve tona. Me vizitën tuaj do ta konfirmonit që dëshira për lidhje më të forta është e dyanshme, gjë të cilën qytetarët e Serbisë do ta dinin ta respektonin dhe vlerësonim”.
Presidenti serb ka theksuar se marrëdhëniet e Serbisë dhe SHBA i nxitë edhe gatishmëria e tij për të ndihmuar dialogun Beograd Prishtinë, duke zgjidhur kështu, siç ka thënë Vuçiç, problemin shekullor të Kosovës.
“Sic e dini edhe ju, Zoti president, në problemin e Kosovës dhe Metohisë gërshetohen të drejtat dhe interesat jo vetëm të Beogradit dhe Prishtinës por edhe të aktorëve ndërkombëtare, që e bën një burim të manipulimeve dhe destabilitetit politik të pafund. Askujt, megjithatë, nuk i intereson më shumë për zgjidhjen e kësaj barre të rëndë se sa Serbisë. Prandaj me dëshirë dhe besim në mënyrë reale dhe guximshëm, jemi nisur në kërkim të një zgjidhje të përhershme, e cila vendit tim dhe tërë rajonit do t’ia mundësonte paqen, stabilitetin, bashkëpunimin, prosperitietin ekonomik dhe progresin në rrugën evropiane”.
Vuçiç ka lutur homologun Trump që të ndikojë kundrejt Kosovës për të hequr taksën në mënyrë që të vazhdojë dialogu. Ai presidentin Trump e ka ftuar disa herë pasi shumë serb kanë simpati, por edhe politika besonte se diçka mund të ndryshohej me fitoren e tij. /ABC News Albania 24/7