Vuçiç urdhëron ushtrinë e vendit që të jetë në gadishmëri

schedule11:25 - 7 Shtator, 2018

schedule 11:25 - 7 Shtator, 2018

Mediat serbe raportojnë se presidenti Aleksandër Vuçiç ka urdhëruar ushtrinë të jetë në gadishmëri dhe të ndërpresë çdo lloj komunikimi me policinë e Kosovës dhe Kforin. Të njëjtin urdhër ai ka dhënë dhe për agjencinë e inteligjencës dhe policisë. Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug këto masa janë marrë para vizitës së tij në veri të Mitrovicës.

Edhe pse nuk është konfirmuar ende nëse presidenti serb Vuçiç do të vizitojë veriun e Mitrovicës, mediat serbe raportojnë se kreu i shtetit ka urdhëruar ushtrinë në vend që të qëndrojë në gadishmëri dhe të ndërpresë çdo komunikim me policinë e Kosovës dhe me Kforin. Të njëjtin urdhër ai ka dhënë dhe për shërbimine inteligjencës dhe policinë.

Ai gjithashtu ka urdhëruar që të ndërpritet çdo komunikim me çdo përfaqësues shqiptar apo ndërkombëtar që vepron në territorin e Kosovës, në kuadër të përgatitjeve për një vizitë të tij të mundshme në vend. Mediat serbe shkruajnë se bashkëpunëtorët më të ngushtë të kreut të shtetit serb janë ndarë në dy palë, njëra kërkon realizimin e vizitës në Kosovë dhe tjetra anulimin e saj. Pikëpyetjet për vizitën u ngritën pas deklaratave të kryetarit të parlamentit të kosovës Kadri Veseli, i cili tha se Prishtina mund ti ndalonte Vuçiç të vizitonte Gazivodën. E që madje mund të ndalohej dhe hyrja e tij në Kosovë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!