Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun serb, Aleksandar Vuçiç. Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës turke, që raportohen nga agjencia e lajmeve Anadollu, Erdogan mbështet çdo marrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve në dialogun me Kosovën.
Presidenti turk theksoi se pret që Vuçiç të jetë mysafir i tij në kremtimin e Ditës së Turqisë më 29 tetor, kur edhe do të hapet aeroporti i tretë në Stamboll. Ata, po ashtu, janë pajtuar që deri atëherë të nënshkruhen marrëveshjet e para të ndërtimit të rrugëve të reja në Serbi. Gjithashtu është bërë me dije se Erdogan do të vizitojë Serbinë në vitin 2019./abcnews.al

