Vuçiç takon Sarazinin, flet për takimin që pati me Kurtin në Bruksel

schedule11:50 - 15 Shtator, 2023

schedule 11:50 - 15 Shtator, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi një takim këtë të premte në Beograd me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin.

Vuçiç diskutoi me Sarazin për situatën në rajon dhe rezultatin e takimit të djeshëm në Bruksel që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan N1.

Gjatë takimit, Vuçiç i tha Sarazinit se Beogradi mbetet i përkushtuar ndaj dialogut me Prishtinën, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së.

Ai përsëriti qëndrimin e Serbisë për të gjitha çështjet në Ballkanin Perëndimor, përkatësisht ruajtjen e paqes, forcimin e mëtejmë të besimit dhe bashkëpunimin më gjithëpërfshirës rajonal.

I dërguari i posaçëm Saracin shprehu dëshirën e tij për një angazhim më të fortë të të gjithë Bashkimit në drejtim të politikës së zgjerimit dhe duke i dhënë një shtysë të re Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane./abcnews.al