Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vuçiç takon Rubion në New York, fokusi të bashkëpunimi politik dhe ekonomik

schedule17:00 - 24 Shtator, 2025

schedule 17:00 - 24 Shtator, 2025

Ndryshe nga Prishtina zyrtare, lëvizjet e Beogradit janë intensive në bashkëpunimin e saj me SHBA. Edhe pse e ulur në dy karrige, atë të perëndimit dhe Moskës, për Beogradin dialogu strategjik me Uashingtonin vazhdon.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kanë biseduar për forcimin e këtij dialogu dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve gjatë një takimi në Nju Jork në kuadër të punimeve të asamblesë se përgjithshme të OKB.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç tha se biseda mes tyre u përqendrua në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, veçanërisht sa i përket zgjidhjes së çështjes së tarifave të SHBA-së.

Edhe Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tommy Pigott, tha se Rubio bisedoi me Vuçiçin për thellimin e partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, përfshirë përmes dialogut strategjik dhe pjesëmarrjes së SHBA-së në ekspozitës ndërkombëtare EXPO 2027, e cila do të mbahet në Beograd.

Takimet në New York, Beogradi i ka shfrytëzuar edhe për të shprehur qëndrimin e tyre zyrtar për dialogun me Kosovën, duke u shfaqur përsëri si vendi i përkushtuar që kërkon ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne rajon.

Vuçiç shprehu mirënjohje për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbrojtjen e sigurisë së popullit serb në Kosovë, si dhe për kontributin e tyre në procesin e dialogut Beograd–Prishtinë.

Në punimet e asamblesë së përgjithshme të OKB, Kosovën e përfaqëson presidentja Osmani, e cila ka shfrytëzuar rastin për të kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO-s.

Marrëdhëniet Prishtinë-Beograd kanë qenë në qendër të vëmendjes nga ambasada amerikane në Prishtinë që ka postuar ketë mes jave një foto të presidentit Trump me rastet e ndërhyrjes se tij për të shmangur konfliktet në botë, mes të cilave edhe atë Kosovë-Serbi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!