Vuçiç takon ministrin suedez: Na kërkuan të vendosim sanksione ndaj Rusisë

schedule12:35 - 19 Prill, 2023

schedule 12:35 - 19 Prill, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç këtë të mërkurë ka pritur në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billström.

Vuçiç në fjalën e tij është shprehur se Suedia është një partner i madh ekonomik për Serbinë.

Ndër të tjera ai ka thënë gjithashtu se nga mesazhet e përcjella nga ministri i Jashtëm suedez është kërkuar që ti vendosin sanksione Rusisë, por sipas tij ky është një vendim që u përket vetëm atyre.

Ne i kuptuam mesazhet nga Suedia, se duhet të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Ne jemi një vend i pavarur dhe do të marrim vendime në përputhje me rrethanat. Edhe një herë, shumë faleminderit për ndershmërinë dhe çiltërsinë tuaj. Është e vetmja mënyrë e vërtetë për të dëgjuar argumentet e njëri-tjetrit dhe të kuptohemi më së miri”, ka thënë Vuçiç.

Gjithashtu ai ka theksuar se në këtë takim është folur edhe për Kosovën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!