Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç takohet gjatë ditës me homologun rus Vladimir Putin në Moskë. Mediat serbe raportojnë se tema kryesore e bisedimeve mes dy presidentëve do të jetë Kosova. Beogradi kërkon një mbështetje të qartë të Moskës për këtë temë. Por një ditë më parë zëdhënësi i Kremlinit u shpreh se Rusia nuk ka përmendur asnjëherë ndihmë ushtarake për Serbinë në lidhje me këtë çështje. Por ai shtoi se gjërat do të jenë më të qarta pas takimit të Vucic me Putin.
Në deklaratat e tij të fundit presidenti i Serbisë Vuçiç u shpreh se pala shqiptare vazhdon të thyejë marrëveshjet e arritura në Bruksel. Si atë për lëvizjen e lirë, rezolutën e këshillit të sigurisë së OKB-së si dhe marrveshjen ushtarake – teknike. Kjo sidomos duke iu referuar vizitës së presidentit të Kosovës Hashim Thaci në liqenin e Ujmanit të shtunën e kaluar. /abcnews.al